FIER- Gjendja e vështirë e krijuar për banorët në zonën e Marinzës në Fier i ka ngritur ata në protestë mëngjesin e sotëm. Banorët e lagjes “Naftëtari” protestojnë për ndotjen e shkaktuar nga “Bankers” si pasojë e shpërthimeve në nëntokë, në puset e naftës.

Pas dëmeve të shkaktuara si pasojë e shpërthimeve, banorët e Marinzës pretentojnë se vlerësimi i tyre është bërë në mënyrë selektive nga kompania “Bankers Petroleum”.

Si pasojë, 150 familje që protestojnë sot në Marinzë kërkojnë shpërnguljen, duke shprehur shqetësimin se “Në këtë zonë nuk mund të jetohet më”.

Banorët protestues kanë bllokuar “Bankers”, duke mos lejuar kalimin e mjeteve.

Banorët e Marinzës vijojnë të përballen me pasojat e shpërthimeve të 1 prillit në këtë zonë, ndërsa premtimet e kompanisë “Bankers Petroleum” për dëmshpërblimin e tyre kanë mbetur ende në letër.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: