Një gazetare në Meksikë u fotografua duke u mbajtur nga dy banorë pasi rrugët ishin të përmbytura dhe nuk donte të lagte këpucët e saj të shtrenjta. Por ky veprim i kushtoi shtrenjtë, pasi ajo u pushua nga puna.

Lydia Cumming po raportonte për përmbytjet e ndodhura në Puebla të Meksikës, kur dy femra e mbajnë lart që të mos lagte këpucët. Gazetarja është akuzuar nga “TV Azteca” për mungesë profesionalizmi.

Sipas mediave ndërkombëtare, reporterja tha se banorët e zonës e ngritën për dy sekonda dhe më pas e ulën. Por ishte tepër vonë.

Historia e Cumming që tanimë është bërë virale, ka frymëzuar përdoruesit e internetit të krijojnë këto foto qesharake.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: