TIRANE – Banorët e Ndroqit kanë firmosur një peticion, që i drejtohet kryeministrit Edi Rama, për të kërkuar rindërtimin e rrugës së Ndroqit, që sipas tyre është e shkatërruar prej vitesh. Banorët thonë se askush nuk ka vënë dorë në këtë rrugë që prej vitit 1990.

“Kemi mbledhur 1000 firma. Mund të mbledhim sa të duash. Po protestojmë paqësisht, nuk duam as të prishim qetësinë, por po vazhdoi kështu do vazhdojmë protestat e njëpasnjëshme.”- shprehen banorët.

Banorët e Ndroqit paralajmërojnë përshkallëzim të protestave në rast se nuk do të kenë një përgjigje pozitive për ndërtimin e rrugës.

“Ne nuk na hyjnë në punë qeveritë. Sa herë ndërrohen bëjnë premtime të shumta por nuk realizohen. Do përshkallëzojmë protestat, do të bllokojmë rrugën. Po të kalojnë qeveritarët këtu dhe tu dhembin veshkat siç më dhëmbin mua që jam shofer do ta ndërtonin këtë rrugë.”- shprehen ata.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: