FIER- Banorët e fshatit Daullas në Fier, kanë protestuar këtë të hënë në lidhje me mungesën e rrugëve në tokat e tyre bujqësore Sipas banorëve punimet për ndërtimin e By Pass-it, Mbrostar- Levan, i kanë izoluar. Banorët thanë se rrugët janë ndërtuar jo në parametrat e duhura dhe në ditët me reshje rrezikohen të përmbyten.

Një tjetër shqetësim që kanë këta banorë, është edhe mungesa e sistemit të kanalizimeve, banorët kanë theksuar se nëse problemi i tyre nuk gjen zgjidhje, atëherë ata do të bllokojnë punimet e ndërtimit të By Pas-it.
Për të shpërndarë protestuesit, në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e rendit. Sakaq përfaqësuesit e firmës zbatuese të punimeve të këtij segmenti rrugor, kanë diskutuar me banorë.

Një tjetër problem për banorët e këtij fshati mbeten edhe shpronësimet për ndërtimin e By Pas-it, të cilat sipas tyre ende nuk i kanë marrë. Punimet e By Pas-it Mbrostar- Levan, i kanë detyruar banorët e fshatit Daullas në Fier, që të ngrihen shpesh herë në protesta për shkak të pakënaqësive që ata kanë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb