(foto ilustruese)VLORE – Banorët e Novoselës në Vlorë kanë bllokuar mëngjesin e sotëm aksin rrugor Levan-Vlorë, në shenjë proteste për atë që e cilësojnë si moskorrektësi në ndarjen e dëmshpërblimeve për përmbytjet.

Banorët e fshatrave të ish-komunës Novoselë pretendojnë se procesi i ndarjes së dëmshpërblimeve nuk ka qenë korrekt, duke u bërë thirrje autoriteteve që të ndajnë në mënyrë të drejtë paratë për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.
Banorët e kanë mbajtur rrugën të bllokuar për pak kohë, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave në rast se nuk do të ketë asnjë reagim nga ana e autoriteteve përgjegjëse për këtë proces.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb