SHKODËR- Banorët e fshatit Oblik në shenjë proteste për ndërprerjen e energjisë elektrike kanë bllokuar diten e sotme aksin Shkodër-Muriqan.

Protestuesit, të gjithë njëzëri pohuan se po penalizohen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për atë pjesë që nuk paguan drita.

Sakaq, nga krijimi i kësaj situtate, kanë ndërhyrë forcat policore, të cilat po tentojnë të largojnë turmën e banorëve nga rruga për të lejuar më pas lëvizjen e qarkullimin e mjeteve. Kjo nuk është hera e parë që banorët e Qarkut Shkodër hidhen në protestë për energjinë elektrike.

REAGON OSHEE: NUK KA NDËRPRERJE KOLEKTIVE TË ENERGJISË
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar pas protestës së banorë të fshatit Oblikë. Sipas OSHEE, nuk bëhet fjalë për ndërprerje kolektive, por një aksion vetëm ndaj debitorëve.

“Sot u zhvillua aksion rutinë në këtë zonë ku janë 465 konsumatorë të OSHE. Prej tyre 136 janë debitore. Është hera e parë që OSHEE bashkë me policinë ndërhynë në këtë zonë. Sot iu ndërpre energjia 60 abonentëvë. OSHEE thekson se në asnjë rast nuk bëhet fjalë për ndërprerje kolektive por për shlyerjen e debive. OSHEE aplikon skema lehtësuese të pagesës me këste”, shprehet zyra e shtypit të OSHEE.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: