Banorë të fshatit Piskovë në Përmet kanë protestuar për herë të dytë brenda 20 ditëve kundër depozitimit të mbetjeve urbane të qytetit në territorin e këtij fshati. Ata kanë kërcënuar me bllokim të aksit nacional Përmet-Këlcyrë nëse brenda pak ditësh, autoritetet vendore në Përmet nuk do të ndërmarrin hapa konkretë për anulimin e këtij projekti që sipas tyre dëmton rëndë shëndetin dhe ndërtohet në një zonë të mbrojtur siç është në luginën e lumit Lenicë, degë e Vjosës.

Përfaqësues të firmës që merret me ndërtimin e kësaj vepre publike, pohojnë se projekti parashikon implementimin në terren të teknologjisë më të avancuar për dekompozimin e mbetjeve urbane dhe funksionimi i këtij vendgrumbullimi mbeturinash, i përgjigjet standardeve më të larta të përpunimit të mbetjeve urbane ashtu si në Europën perëndimore.

Banorët e Piskovës, kanë paralajmëruar të enjten ndërmarrjen e veprimeve ekstreme nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb