SHKODER- Banorët e Postribës në Shkodër kanë bllokuar rrugën për në Komunë, në shenjë proteste ndaj punimeve të një firme. Sipas tyre firma që po kryen punimet po shkatërron kalanë qindravjeçare të Kratulit.

Banorët thonë se në kala ka metale të çmuara, ar dhe objekte me vlerë.

Sipas tyre, firma punuese jo vetëm që po shkatërron kalanë e Kratulit, por edhe po merr ar dhe objekte të çmuara me vlerë.

Lidhur me këtë çështje banorët thonë se i kanë dorëzuar peticion institucioneve përkatëse, për të shmangur abuzimet nga ana e firmës punuese, si dhe shkatërrimin e kalasë qindravjeçare të Kratulit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb