NGA:ENRIK MEHMETI*
VLORE- Banorët e Selenicës që prej një viti e gjysmë po përballen me problemet të mëdha përsa i përket ujit të pijshëm. Sipas tyre uji është i pakonsumueshëm dhe vjen ere e rënd, ndërkohë që kush e ka konsumuar është paraqitur me probleme pastro-intestinale në spital. Banorët ankohen se jo vetëm nuk përdoret për të gatuar por as për të larë pasi krijon irritimin të lëkurës.

Ata shprehen se kjo situatë ka nisur që kur pompa u përmbyt vitin e kaluar duke bërë që me vendosjen e pompës së re të krijohen këto probleme. Problemin e konfirmon dhe drejtori i Ujësjellësit të Selenicës, Gazmir Beqaj, i cili shprehet se pas analizave të kryera uji del me nivel të lartë ngarkese mikrobiologjike dhe për këtë arsye këshillohet që uji mos të përdoret për asnjë nevojë shtëpiake.

Beqaj shton se ka pasur shumë ankesa nga banorët por deri tani nuk ka pasur asnjëlloj ndërhyrje për zgjidhjen e kësaj situate nga ana e qeverisë. Banorët detyrohen që të blejnë ujin ndërsa ata që nuk kanë mundësi ekonomike udhëtojnë në këmbë çdo ditë disa kilometra deri te një burim pranë Selenicës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: