Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka akuzuar qeverinë Rama se po sillet si një organizatë e papërgjegjshme dhe se fatkeqësia e vendit nuk është moti, por vetë kryeministri Edi Rama.

“Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe, qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë, e cila sillet sot si një organizatë e papërgjegjshme dhe ka lënë Shqipërinë një vend tërësisht të braktisur. Nga jugu në veri, rrugë të bllokuara, jetë të humbura, për shkak të infrastrukturës mesjetare, shembje masive për shkak të vjedhjes së fondeve në skarpate, rrënime të investimeve të bëra dhe dy vjet më parë.
Shqipëria nuk pati një mot të madh dhe nuk ishte moti i madh, fatkeqësia e saj. Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë në këtë mot ishte Edi Rama dhe ministrat e tij hajdutë dhe të papërgjegjshëm për detyrën që kryejnë. U zhdukën, përveç Facebook-ut të Edi Ramës, nuk ka funksionuar asgjë”, tha kreu i PD Sali Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb