Banorë të tre fshatrave në Njësinë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit protestuan këtë të martë ndaj një firme që ka ndërtuar një HEC-e, e cila sipas tyre ka dëmtuar sistemin e marrjes së ujit vaditës.

Banorët e këtyre fshatrave thanë se dëmtimi i veprës së marrjes i ka lënë ata me gjysmën e sasisë së ujit e cila është e pamjaftueshme për 130 hektar tokë bujqësore. Banorët u ankuan se nuk është bërë asnjë konsultim me ta nga ana e firmës e cila ka ndërtuar një depozitë për të ndarë ujin vaditës për 4 fshatra, tre të cilët janë në një linjë e 1 në linjë tjetër.

Banorët e fshatrave Gërman, Kodërçerre dhe Midhë kërkojnë që firma të ulet me ta dhe ta zgjidhë këtë problem, në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat e tyre deri në shkatërrim të investimit të bërë nga ana e firmës. Gjithashtu banorët ngritën edhe shqetësimin e ujit të pijshëm i cili sipas tyre duhet kontrolluar nëse është i pijshëm apo jo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: