Banorët e fshatrave Munuz, Rrajë e Zezë dhe Vele në Mirditë kanë bllokuar rrugën e Kombit për disa minuta, në dalje të Rubikut, në shenjë proteste për dëmtimin e rrugës së këtyre fshatrave nga një firmë që po ndërton ujësjellësin.

Banorët thonë se rruga e tyre është bërë thuajse e pakulueshme dhe po ju dëmton automjetet dhe asnjë masë nuk është marrë për ta kthyer në gjendjen e mëparshme.

Banorët u përplasën dhe me policinë, të cilët kundërshtuan bllokimin e rrugës së Kombit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb