TIRANE

Është shoqëruar me tensione protesta e opozitës sot, ku banorë të Unazës së Re kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Pas përplasjes së shoqëruar me hedhje shashkash, mësohet që policia ka shoqëruar disa persona.

“Banorët e Unazës së Re kanë dashur të hynë në pedonale, janë masat e policisë që kanë ndaluar kalimin e çdo personi. Është ndaluar hyrja te Toptani dhe Ministria e Brendshme. Ata kanë dashur të hyjnë në kordon, ku edhe po hyjnë deputetët. Kjo ka bërë që situata të tensionohet dhe policia të shoqërojë disa prej tyre.”- raportoi gazetarja Dorjana Bezat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë që banorët e Unazës së Re të cilët prej të paktën 145 ditësh protestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë shtëpitë e tyre i janë bashkuar protestës së opozitës  sot para Kuvendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb