Festa e Verës festohet në gjithë Qarkun, në bashkinë Dimal dhe Berat. Këtë javë Komisionet parlamentare mirartuan emrin e vjetër Dimal për bashkinë Ura Vajgurore dhe njerëzit së bashku ne Ditën e Verës po festojnë dhe për emrin e ri të qytetit. Javën që po vjen pritet që emërtimi i ri të miratohet në Parlament.

“Prandaj edhe këtu në Dimal është organizuar një festë po aq e bukur e të rinjve po po ashtu në Berat ne sot morëm pjesë në kampionatin “Berati Open” i cili ka mbledhur parashutistë nga shumë vende të rajonit për të krijuar një atmosferë krejt tjetër në qarkun e Beratit. Kudo në Shqipëri ka feste në Ditën e Verës është një ditë e jashtëzakonshme e bashkimit të gjithë besimtarëve të vendit tonë por edhe një festë e cila na jep shumë shpresë për një ri gjallje të madhe për një rilindje të madhe që do të vazhdojë dhe për atë ccfarë i takon gjithë qarkut të Beratit një transformim rrënjësor, i cili tashmë ka ndodhur priten shumë më tepër dhe ky mandat i ri i Edi Ramës dhe Partisë Socialistë filluar këtu nga Dimali nga ky sait i lashtësisë që po riaktivizohet është në fakt dhe një shenjë e madhe se si do të transformojmë jo vetëm Beratin por gjithë Shqipërinë ashtu so kemi nisur në dy mandatet e para të Partisë Socialiste”, tha Mijistri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Festa e sotme është një festë krejt spontane e organizuar nga të rinjtë dhe banorët e zonës së Dimalit tashmë një bashki e re me një emërtimë të ri, por që ka shumë shpresë, shpresë për tu transformuar në një bashki turistike dhe do të jetë porta hyrëse e Beratit turisrik. Kryetarja e Bashkisë Ura Vajgurore Luljana Mema tha :

Sot në Ditën e Verës Ditën kur stërgjjyshët tanë së bashku me romakër dhe grekët festonin dhe kremtonin së bashku ashtu si ne sot këtu në sitin arkeologjik të Dimalit i cili për kaq vite ka.qenë në gjum fal një pune të përbashkët edhe me.komunitetin edhe me intelektualë të zonës ne prej gati një viti kemi ndërmarrë një nismë për ndërrimin e emrit të Bashkisë nga Ura Vajgurore në Bashkinë Dimal, e cila shumë shpejt dy ditë na ndajnë nga ky ndryshim dhe besojmë dhe shpresojmë shumë se do marri miratimin e Kuvendit të Shqipërisë falë një strategjie zhvillimi të bërë që më 2015 nga Bashkia Ura Vajgurore sepse jemi të vetdijshëm se vetëm ndryshimi i emërimit të bashkise nuk do të sillte një ndryshim thelbësor në ekonominë tonë lokale por ndërrthurrja e disa elementëve të strategjisë së zhvillimit do të bëjë të mundur që ky sait i përgjumur të rijetëzohet dhe të kthehet në vëmendjen e  vizitorëve brenda dhe jashtë vendit duke e kthyer këtë bashki në një atraksion duke ndikuar në mënyrë indirekte dhe në ekonominë lokale të bashkisë Ura Vajgurore duke rritur dhe cilësinë e jetës së banorëve të këtij komuniteti”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb