Situata e vështirë e pandemisë që po kalon vendi ynë nga virusi Covid-19 po shfrytëzohet më së miri në Berat nga hajdutët që kanë filluar të synojnë vjedhjen e shtëpive të pabanuara.

Një rast i tillë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Uznovë” në Berat, në kohën kur në rrugë nuk kishte asnjë lëvizje njerëzish, për shkak të karantinimit të banorëve pas orës 13:00. Autori, rreth moshës 30 vjeç është futur në një ndërtesë (banesë dhe lokal), familjarët e së cilës prej një muaji jetojnë në Durrës por është pikasur nga të afërmit e pronarit dhe komshinjtë që kanë nga shtëpitë dhe e kanë kapur hajdutin “me presh në dorë”.

Menjëherë është njoftuar policia që ka bërë edhe arrestimin e tij në flagrancë. Pamjet filmike kanë kapur momentin e kapjes së hajdutit nga banorët dhe arrestimin e tij nga policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: