Është gjetur një kafkë njeriu dhe eshtra në afërsi të Kurbinit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb”, se eshtrat janë gjetur nga banorët e zonës së Fushë-Kuqes të cilët kanë njoftuar policinë. Ndërkohë, Prokuroria e Kurbinit po heton për të identifikuar personin. Eshtrat dhe kafka e gjetur, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime shkencore.

Në dukje, eshtrat janë të hershme dhe moshë e re, por pritet që ekzaminimet të zbulojnë më tepër detaje.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/ Informacion paraprak

Më datë 03.04.2022, rreth orës 13: 30, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Kurbin, se në vendin e quajtur “Fushë Kuqe”, në një parcelë kanë konstatuar mbetje kockore si ato të njeriut.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb