KURBIN

Ndonëse flitet për një situatë nën kontroll, banorët në Kurbin flasin për daljen e lumit Mat nga shtrati dhe përmbytje.

Një banor ka shkruar në “BalkanWeb” duke sjellë dhe pamje nga dalja nga shtrati e lumit Mat. Ata thonë se nuk është marrë asnjë masë.

“Në fshatin Skuraj të Kurbinit lumi Mat ka dal nga shtrati dhe ka bërë përmbytje. Qeveria dhe bashkia e Kurbinit nuk merr asnjë lloj mase. Fshati Skuraj është lënë në harresë nga 30 vite. Me ura të shembura, pa rrugë dhe toka të përmbytura”, thotë një banor.

Në pamje duket një lokal i përmbytur teksa banorët deklarojnë se ura që lidh rrugën me fshatin është prishur po ashtu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: