Banorë të fshatit Bizë të Njësisë Administrative Ishëm, në qarkun e Durrësit, janë zgjuar sot të tmerruar, pasi elektroshtepiaket e tyre kanë marrë flakë.

Gazetari Juli Shota sjell pamje nga pajisjet e djegura në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa banorët theksojnë për mikrofonin e “News24” se problemi ka filluar që ditën e djeshme, ku janë ndjerë luhatjet e djegiet e para të elektroshtepiakeve.

Banorët theksojnë se shkak është bërë riparimi i kabinës së vjetër elektrike, e cila furnizon fshatin, pasi sipas tyre, firma që po kryen punimet transformatorin e kabinës e ka vënë mbi një paletë druri jashtë kabinës pa asnjë lloj sigurie dhe pa asnjë lloj thike apo sigurese në punë.

Banoret shprehen se u janë djegur të gjitha elektroshtepiaket dhe se korrenti i ka përplasur e dridhur, duke iu rrezikuar seriozisht jetën.

“Ne jetojmë ne kontenier qe nga termeti i 2019 dhe kontenieret janë alumin qe eshtë percjelles i mire i elektricitetit dhe kjo ka qene arsyeja qe na ka përplasur.
Ne jemi te pamundur ti riblejme elektroshtepiaket, por kerkojmë nga shteti te vere para pergjegjesise personat te cilet i kan bere kto punime shkel e shko, qe rrezikojnë seriozisht jeten tone, dhe te na cdemtoje demin ekonomik”, thonë ata mes të tjerash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb