VLORE – Banorët e Radhimës kanë zhvilluar sot një protestë kundër disa ndërtimeve, duke i bërë thirrje Prefektes së Vlorës të mos firmosë legjitimitetin e tyre.

Në protestë ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e PD-së, Ervin Salianji, Liljana Elmazi dhe Jamarbër Malltezi, të cilët akuzuan kryeministrin Rama dhe deputetin Koço Kokëdhima se po vjedhin pronat në Vlorë.

Banorët paralajmëruan përshkallëzim të protestave, deri në bllokimin e rrugëve, në rast se ndërtohen objektet dhe pishina që janë parashikuar, pa asnjë konsultim me pronarët e tokës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb