FUSHE MILOT– Një zjarr masiv ka rrezikuar disa banesa në Fushë Milot, por pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës është vendosur nën kontroll.

Mësohet se zjarri fillimisht ka nisur në afërsi të stacionit të trenit dhe më pas është përhapur me shpejtësi, i ndihmuar nga era.

Shkak i zjarrit dyshohet djegia e disa shkurreve nga disa banorë, por më pas flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar banesat.

Zjarri është vendosur plotësisht nën kontroll nga tre zjarrfikëse në vendngjarje, por rrezik mbetet riaktivizimi i vatrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: