TIRANE– Aksioni për ndërprerjet e energjisë për debitorët dhe ndërhyrjet e paligjshme në rrjet, ka bërë që banorët e Yrshekut të ngrihen në protestë. Ata kanë dalë në autostradën Tiranë-Durrës dhe kanë bllokuar rrugën me automjete duke kërkuar rikthimin e energjisë elektrike dhe gjetjen e një zgjidhjeje për debitë.

Protesta e banorëve është zhvilluar në rrugën dytësore Tiranë-Durrës në kilometrin e shtatë. Ata kanë deklaruar se u është ndërprerë energjia nga OSHEE për shkak të mospagesave të faturave të energjisë si dhe janë prerë lidhje të paligjshme me shtyllat e tensionit të lartë. Banorët kërkojnë rikthimin e energjisë dhe deklarojnë se do të vazhdojnë me bllokimin e rrugës derisa të kenë drita në shtëpitë e tyre. Forca të shumta të policisë kanë ndjekur protestën dhe kanë ndërhyrë për të zhbllokuar rrugën duke shpërndarë turmën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb