KAZAKISTAN – Banorët e fshatit Kalachi, që ndodhet pranë një miniere të braktisur uraniumi në Kazakistan, janë prekur nga një sëmundje misterioze, që shkakton përgjumje, humbje të kujtesës dhe halucinacione.

Autoritetet e Kazakistanit bënë të ditur se do të marrin mendimin e udhëheqësve të institucioneve mjekësore ndërkombëtare, në lidhje me disa teste të bëra, për të gjetur shkakun e sëmundjes misterioze që ka prekur këta banorë prej marsit të vitit 2013.

Edhe banorët e fshatit Beryozovka, që gjendet pranë një fushe të madhe të naftës në perëndim të Kazakistanit, kanë shfaqur probleme shëndetësore nga nëntori i vitit të kaluar.

Zëvendës/kryeministri kazak, Berdibek Saparbaev, ka thënë se mostrat e të dyja vendeve do të dërgohen për testim në institucionet mjekësore ndërkombëtare, në mënyrë që të jepet një mendim i pavarur.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: