TIRANE- Banorët e tek stacioni i Trenit janë hedhur në protestë duke bllokuar kështu Bulevardin.

Shkak është bërë prishja e banesave të tyre për vijimin e projektit të Bashkisë së Tiranës. Në një lidhje direkte për emisionin “Natë me Xhaxhiun” në ‘News24’ protestuesit njëzëri kanë pohuar se shteti po i merr atyre jetën.

Ata deklaruan se do të vijojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim, si dhe do të përshkallëzojnë protestat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: