LAZARAT-Personat e armatosur në Lazarat kanë terrorizuar banorët. Një nga banoret e fshatit tregon për News24 se persona të armatosur kanë shembur rreth orës 04:00 të mëngjesit murin rrethues të nje banese.

“ Muri u shemb rreth dy orë e gjysmë para se të qëllohej mbi policinë. Disa makina shembën murin rreth 300 metra. Fillimisht menduam se ishte policia por më pas kuptuam që ishin persona të armatosur.”- tregon banorja.

Ajo kërkon nga shteti që tu sigurohet punësim dhe të largohen kriminelët nga fshati pasi i kanë terrorizuar. “Kërkojmë nga shteti të na sigurojë punësim dhe të largohen kriminelët. Po na krijojnë terror.”-u shpreh banorja.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: