Kryeministri Edi Rama, në shoqërinë e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj, inspektuan këtë të hënë punimet në “Lagjen e Re” në Ndroq.

Në këtë lagje do të ndërtohen 74 shtëpi banimi, një kopsht, shkollë dhe një qendër sociale. Gjatë inspektimit Kryeministri u takua dhe me një banore, e cila siç tha kishte disa orë që e priste.

Ajo shprehu falenderimin ndaj qeverisë për investimet e bëra, si dhe tregoi të gjithë pakënaqësitë që kishte. Gjatë bisedës me të, Rama tha me batutë:
“A do më lesh të flas? Jam kryeministri i vetëm në botë që kërkoj fjalën për të folur.

Biseda e plotë
Edi Rama: Duhet të sjellin dhe një lopë tjetër, ose dem.
Banorja: Nuk e dua dem.

Edi Rama: Për lopën jo për ty. Jam kryeministri i vetëm në botë që kërkoj fjalën. Më lini të flas.

Banorja: Ma jep dorën. Le ta marr COVID-in prej teje.
Edi Rama: Puna është të heqësh zakonin se nuk e merr COVID-in prej meje, nuk ta jap dorën kurrë unë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb