TIRANE– Ka mjaftuar një postim i një banoreje të Tiranës në “Twitter”, që mediat serbe të komentojnë edhe rrugët e kryeqytetit shqiptar. Gazeta serbe “Kurir” ka publikuar komentin e bërë nga një qytetare në rrjetin social “Twitter” ku ajo shkruan:.

“Jam e lumtur që Vuçiç ka ardhur në Tiranë. Falë tij ne tani kemi 5 kalime për këmbësorët tek Rruga e Durrës, ndërsa deri dje kishte vetëm një”.

E ndërsa këtë koment, qytetarja e ka shoqëruar me një foto, mediat serbe nuk kanë ngurruar ta publikojnë e ta komentojnë këtë fakt.

“Rruga e Durrësit është një nga rrugët kryesore në pjesën perëndimore të Tiranës”, shkruan “Kurir”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb