Është bërë nënë për herë të dytë Bar Refaeli. Pas Liv, modelja izraelite ka sjellë në jetë Elle, në një spital në Tel Aviv. Vogëlushja ka lindur 3 kg dhe gëzon shëndet të mirë. ‘Zemrat tona janë të mbushura më dashuri’, ka deklaruar Bar në një komunikatë për shtyp.

‘Tani jam mami e dy vajzave. Jam shumë e lumtur, gëzoj shëndet të mirë dhe e paduruar për të filluar këtë kapitull të ri të jetës,

thotë modelja, e cila është martuar me sipërmarrësit Adi Ezra, i cili ëndërron një familje të madhe.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: