Barack Obama ndodhet me pushime në Moorea, një ishull në Polinesian franceze, së bashku me bashkëshorten e tij Michelle.

Lajmin e ka bërë të ditur TNTV. Ish presidenti amerikan është fotografuar në bordin e një yahti teksa shëtiste në këtë parajsë natyrore.

Ndërsa ish zonja e parë e Amerikës, është fotografuar teksa bënte Sup në det, një sport ku mund të qëndrosh në këmbë mbi një tavolinë serfi, në një breg të Moorea, gjysmë ore me traget nga Tahiti.

Obama ndodhet në Polinesia që prej 15 marsit, kur zbriti me një jet privat në Tahiti.

Prej këtu ish presidenti amerikan ndryshoi avion për të fluturuar drejt Tetiaroa, vendi ku ndodhet hoteli ekologjik më luksoz në botë, Brando.

Obama ka bërë shumë ekskursione në Tetiaroa, ku ndodhet edhe një qendër e specializuar kërkimesh shkencore.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: