ANGLI

Liverpool është ndalur në një barazim spektakolar me gola në Brentford. ‘The Reds’ tashmë janë në krye të Premier League edhe pse kishin mundësi të fitonin në transfertën që në letër dukej e lehtë.

Sfida nisi mirë për vendasit që shënuan të parët, por Liverpool përmbysi gjithçka dhe kaloi sërish në avantazh pasi Brentford barazoi përkohësisht.

8 minuta nga fundi ishte Ëissa që i dhuroi një pikë Brentfordit. Barazimi mund të ketë qenë i hidhur për Liverpool, por mund të kënaqen me faktin që mjaftoi për të kapur kreun e Premier League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb