Në Maksimir u luajt takimi mes Dinamos së Zagrebit dhe Shkupit, ndeshje që kjo që shkoi për llogari të aktit të parë të turit të dytë të Champions League. Sfida  ishte mjaft e hapur dhe e bukur, ndërsa në fund gjithçka përfundoi në 2-2.

Shkupjanët festuan në minutën e 25-të pas golit të Queven. Gëzimi do zgjaste 20 minuta, pasi Ademi do sillte ekuilibrat, pas një assisti të Moharramit.

Dinamo e Zagrebit do rriste presionin dhe do shpërblehej në fundin e takimit. Petkovic do çonte topin në rrjetë, falë pasimit të Ademit. Rezultati nuk mbeti i pandryshuar deri në fund, pasi në limite Cephas dërgon shifrat në 2-2.

Në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League, Ballkani nuk toleron aspak. Ekipi nga Suhareka triumfoi 0-4 në fushën e modestëve nag San Marino, La Fiorita. Në pjesën e parë realizuan Korenica dhe Rrahmani, ndërsa pjesa e dytë u vendos nga Berisha dhe nga një tjetër rrjetë e Rrahmanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: