Vllaznia ka barazuar 1-1 me Dinamon, në miqësoren e luajtur në Pogradec. Në Stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, të parët që shënuan ishin shkodranët me Ardit Hoxhaj në fundin e pjesës së parë.

Ekipi nga kryeqyteti ia doli të vendosë në ekuilibrat shifrat me Dennison në minutën e 55-të. Lojtari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Minutat e mbetura sollën disa raste, por pa konkretizim. Si Vllaznia, ashtu edhe Dinamo vazhdojnë në mënyrë intensive përgatitjet për sezonin e ri.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: