Ivan Gvozdenovic, numri një i stolit të Elbasanit foli për mediat pas barazimit 1-1 me Bylis.

“Një rast nga Qose ishte më i mirë se penallti. Të shënonim 2-0, pastaj kushedi si shkonte ndeshja. Pjesa e dytë e drejtë, nuk ishim mirë për 15 minuta. Ndoshta Ballshi më agresiv, por prap në ekuilibër dhe për të shënuar gol. Pastaj erdhi goli nga goditja standarde. Ndoshta duhej mbyllur ndeshja më shpejt me rastet që kishte.

Pjesa e parë ishim mirë. Ata ndërruan sistemin si romb, pastaj dhe ne ashtu. Ne reaguam nga ana taktike sepse në këto momente Ballshi nuk rrezikoi me rastet. Pastaj kur ne humbëm rastet për gol, mund të them dhe Ballshi kishte 2 raste të pastra në fundin e ndeshjes

Ne me Xhoel dhe Lajthia ishim me 4-2-3-1, më ofensivë, më shpejtësi dhe afër për të shënuar. Ishim dhe pak të hapur, ky është risk. Ishim nga fillimi për të fituar dhe pastaj në 10 minutat e fundit për të fituar

Nga fillimi ne kërkuam të fitojmë, shënuam gol të bukur, rasti i Qoses. Fusha e Ballshit e vështirë, e dija që do rrezikonin 1-2 herë. Ne ishim më afër për të fituar. Me 1 pikë nuk mund të them nuk jemi të kënaqur, por jemi të mërzitur sepse mund ta kishim fituar”,- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb