Teuta dhe Tirana barazuan 1-1 në kryeqytet, në aktin e radhës të Abissnet Superiore. Bardheblutë shënuan me Limaj, ndërsa durrsakët iu falën golit të Plakut. Pas 90 minutëshit për mikrofonat e Gol pas Goli u ndalën protagonistët, por edhe trajnerët. Tekniku i “Djemve të detit”, Renato Arapi tha:

“Do të ishte një fitore që do të na ndihmonte se do të shihnim lart. Më vjen mirë se si interpretuam ndeshjen, ekipi po bën më mirë. Sot patëm shumë raste, sidomos në pjesën e dytë. Nuk konkluduam, e përgjithshmja është pozitive dhe jam i kënaqur nga ekipi.

Acarimi i Vilës? Janë momente normale se ishte një rast shumë i mirë për të shënuar se ishim shumë afër portës. Por futbolli i njeh të gjitha. E rëndësishme është që bëmë paraqitje shumë të mirë ndaj një ekipi që do të shpallet shumë shpejt kampion.Ne kërkonim të shkëputeshim sa më shumë nga ndjekësi më i afërt që është Egnatia. Me një fitore sot mund të pretendonim për vendin e katërt që mund të çojë në Europë, edhe pse është e vështirë. U munduam t’i shërbejmë vetes tonë”.

 

(BalkanËeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb