Roma barazoi 1-1 ndaj Lecces, në ndeshjen e Serie A. Pas sfidës ka folur për mediat trajneri i ekipit kryeqytetas, Jose Mourinho, i cili fajësoi fushën për rezultatin e arritur.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, e ashpër, e luajtur në një fushë të tmerrshme. Lojtarët kishin probleme të luanin me një prekje, duhej ngritur topi dhe rrezikoheshin kaviljet. Për këtë arsye, lojtarëve të mi nuk u them asgjë negative, as në mënyrë individuale dhe as kolektive” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: