Tekniku i Tiranës, Bledi Shkëmbi analizoi barazimin 1-1 ndaj Partizanit.

“Nuk më djeg si humbje, duhej ta kishim fituar ndeshjen, kishim momentet tona për ta dërguar në 2-0. Pavarësisht se nuk bëm një lojë të bukur, bëmë maksimumin e mundësive tona. Jemi të mërzitur për dy pikë që lamë sot, për situatën ku ndodhemi, por duhet të dalim nga kjo situatë ku gjendemi. Duhej të ishim më të qartë pas golit me mënyrën sesi qarkullonim topin. Kemi pësuar atë golin në fund, por duke e parë nga jashtë, ai gol ishte më shumë meritë e kundërshtarit se gabimi ynë.

Lojtarët më thanë se para asaj goditje këndi ishte një faull që nuk u dha për ne, më pas erdhi goditja nga këndi dhe u shënua goli. Është dhe pak fati i keq këtu. Kemi bërë shumë mirë sot, kemi luajtur në një stadium që nuk jemi mësuar më parë, ishim më afër dyfishimit të rezultatit, por nuk mjafton vetëm kaq për situatën ku ndodhemi”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb