Në Kamëz u luajt ndeshja e parë e aktit të 28-të të Abissnet Superiore, ku Kukësi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Egnatian. I pari që realizoi ishte Gjelbrim Taipi për verilindorët, ndërsa për të vendosur ekuilibrat mendoi Imerit. Pas 90 minutëshit, për mikrofonat e Gol pas Goli folën trajnerët e të dy skuadrave. Tekniku i rrogozhinasve, Zekerija Ramadani tha:

 

“Sipas mendimit tim, pjesa e parë ka qenë më e dobëta që kur unë jam në krye të Egnatias. U mundova gjatë pushimit t’i kap në ndërgjegje lojtarët. Nuk kishte nevojë të bëja asnjë korigjim tjetër. U donte karikuar skuadra për të qenë më luftarak në pjesën e dytë. Ne kishim raste të pastërta dhe realizuam një gol. Ishte një pikë e merituar, me një lojë që duhet ta kishim pak merak.

 

Pika- Nuk luhet vetëm një pjesë, duhet të luajmë që nga minuta e parë. Na duhen pikët, kjo pikë mund të rezultojë shumë e madhe në fund. Ndoshta s’ia dimë vlerën tani, por më vonë do e shohim.Nënvlerësimi nuk diskutohet. Nuk ka mundësi ta bëjmë ne për Kukësin këtë gjë. Ne dukej sikur po prisnim të pësonim që të çliroheshim. Duhet të kemi shpirtin luftarak me gjithë skuadrat që janë sipër nesh.

Augusto e mori kartonin e verdhë për faull, nuk ishte për protestë. Ishte evidente ajo që na ndodhi në pjesën e parë në krahun e majtë, në krahun tjetër gjithçka ishte mirë. Nuk mendoj se kishte ndonjë defekt tjetër. Me një barazim duhet të jemi të kënaqur” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb