Manchester United nuk arriti të shkojë më shumë se një barazim 2-2 në ndeshjen e djeshme kundër Burnley duke i dhënë mundësinë City-t të rris diferencën me “djajtë e kuq”.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri portugez i United, Jose Mourinho, u ankua duke deklaruar se skuadra e tij nuk e ka fuqinë e njëjtë ekonomike me City-t dhe për këtë arsye nuk ka lojtarët që dëshiron në dispozicion, pavarësisht se ka shpenzuar rreth 340,000 euro që prej mbërritjes së tij.

Arsene Wenger, trajneri i Arsenal, i cili ka një histori të gjatë mosmarrëveshjesh me Mourinho-n, thotë se trajneri i United duhet të mësohet të pranojë klubet që shpenzojnë shumë.

“Shiko, kam 21 vite që jam në atë pozicion kështu që nuk do të filloj të ankohem tani,” shprehet Wenger.

“Gjithmonë ka një klub, ndonjëherë katër, që ishin më të pasur se unë, kështu që mësova ta pranoja këtë fakt.

“Gjëja më e rëndësishme është të merresh me situatën e klubit tënd dhe po, Manchester City është më i pasur se ne, po Chelsea është më i pasur, po ashtu edhe United por prapëseprapë duhet të gjejmë një mënyrë për të qenë të suksesshëm.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb