Partizani barazoi 0-0 me Orikun, në ndeshjen e parë të luajtur në stadiumin e ri të të kuqve. Pas këtij 90 minutëshi të Kupës së Shqipërisë ka folur për mediat trajneri i kryeqytetasve, Giovani Colella. Colella nuk lë pa përmendur derbin me Tiranën, sfidë kjo që do luhet në fundjavë.

“Nuk mund të them se si do të shkojë derbi. Jemi duke e përgatitur ndeshjen. Sot hodhëm në fushë lojtarë që nuk kishin marrë minuta.

Golat e paktë? Mbi të gjitha dua të më rikthehen lojtarët e dëmtuar. Ka disa aspekte të mira, ka disa aspekte negative. Por, që do të tentohet gjatë rrugëtimit të rregullohet situata për konkretizimin e aksioneve” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: