Vijon gara e fortë në çerekfinalet e play-off në dy konferencat e NBA. Në Perëndim, kampionët e Golden State barazuan 2-2 serinë e ndeshjeve pas fitores 126-125 ndaj Sacramento Kings.

Një ndeshje e ekuilibruar dhe e hapur deri në fund, ku u dallua Stephen Curry, autor i 32 pikëve, mbështetur nga Thompson me 26 pikë e Poole me 22 pikë. Për Sacramento u dallua Fox me 38 pikë, por që mbetën për statistikë. Tani është radha për të luajtur në fushën e Kings.

Po në këtë konferencë, pas kohës shtesë ndalet Denver, që u mund 114-108 nga Minnesota, që mban gjallë shpresat për një vend në gjysmëfinale, teksa ngushtoi në 3-1 me ndeshje. Jokic realizoi 43 pikë e 11 rebound, por që nuk mjaftuan për fitore, ndërsa për vendasit u dallua Edward me 34 pikë.

Në Lindje, ekipi i New York udhëheq 3-1 serinë pas fitores 102-93 ndaj Cleveland. Brunson me 29 pikë e Barrett me 26 bënë diferencën në fushë për nju-jorkezët. Po 3-1 udhëheq me ndeshje edhe Boston, që mposhti 129-121 Atlanta jashtë fushe, ndeshje ku për Celtics u dalluan Tatum e Broën, me nga 31 pikë secili.

Play off-Çerekfinale Konf.Lindje

Philadelphia – Brooklyn, (4-0)

Boston – Atlanta, 129-121 (3-1)

Cleveland – New York, 93-102 (1-3)

Milwaukee – Miami, (1-2)

Play off-Çerekfinale Konf.Perëndim

Sacramento – Golden State, 125-126 (2-2)

Memphis – Lakers, (1-2)

Phoenix – Clippers, (3-1)

Denver – Minnesota, 108-114 (3-1)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb