Manchester United nuk gjen dot shpëtim në Premier Ligë. Pas një fitoreje është rikthyer sërish te barazimet. Kësaj here kundërshtari ishte Everton i cili pak para përfundimit të takimit i ka dhënë një shuplakë të fortë “djajve të kuq”.

Manchester kishte kaluar që në pjesën e parë në avantazh me një supergol nga Ibrahimoviç, por që nuk i mjaftoi për të fituar ndeshjen. Baines në të 89-ën shtang De Gean dhe t’gjithë ekipin mik. Të goditur nga goli dhe me pak minuta në dispozicion, Manchesteri nuk arrin të bëjë më asgjë.
http://dai.ly/x54dm9i
Me këtë barazim renditen në vendin e 6-të me 21 pikë, 13-të më pak se Chelsi kryesues.

(er.ko/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb