TIRANE

Për pesë vite, nga këngëtarja Barbaba Dini kishte vetëm postime plot dashuri e dhimbje për humbjen aksidentale të vëllait të saj këngëtar, Ergi Dinit.

Por të reja të bukura kemi nga jeta e këngëtares shkodrane, e cila jo vetëm që ka gjetur dashurinë, por është fejuar dhe vendosur tashmë pranë njerit të zemrës, që të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja dhe motra e këngëtarit Ergi Dini, i cili u nda nga jeta në moshë shumë të re, mësohet se është fejuar. Këtë lajm ajo e ka konfirmuar në rrjetet e saj, teksa është pyetur nëse lajmi është i vërtetë.

Bashkë me urimet për fejesën, fansat e kanë pyetur atë nëse do të vendosë që djalin e saj në të ardhmen ta quaj Ergi.

“Nuk do ta bëja një zgjedhje të tillë. Çdo njeri i rëndësishëm ka një vend të veçantë në jetën dhe zemrën tonë dhe gjithsecili ka vendin e vet”, ka qenë përgjigjja e këngëtares, e cila ka thënë se vëllai i saj i mungon shumë.

Njeriu që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares, është një biznesmen shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara me origjinë nga Shkodra, qyteti ku ka lindur dhe Barbana.

Burime pranë saj kanë treguar se ka qenë pikërisht një njohje familjare që ka bërë të mundur takimin dhe lidhjen e tyre. Komentuesit flasin për një dashuri të bukur dhe të madhe që me siguri do të përfundojë në martesë.

Përveç shumë këngëtëve e bashkëpunimeve para dy vitesh ajo u pa në videoklipin “Ku je?”, një këngë e vëllait të saj Ergit, të cilin ajo e realizoi duke bashkëpunuar me Pandi Laçon e Irkenc Hykës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: