Antuan Grizman dhe Leo Mesi janë në një marrëdhënie të tendosur mes tyre, ndaj Barcelona ka vendosur që të heqë dorë vetëm një viti nga francezi. Sulmuesi nuk po përshtatet dhe tani drejtuesit po mendojnë që ta heqin qafe.

RAI Sport raporton se Barcelona dhe Juventusi kanë diskutuar për transferimin e sulmuesit drejt Torinos që gjatë kësaj vere. Gjatë bisedimeve për shkëmbimin mes Pjaniç dhe Artur, në skenë ka dale edhe emri i francezit dhe ka që tani një ide se si mund të kryuhet pa shpenzime nga të dy klubet. Barcelona është gati të heqë dorë nga francezi nëse torinezët u japin si shkëmbim Adrien Rabio dhe Duglas Kosta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb