Zërat për një kthim të Neymar te Barcelona janë shtuar shumë kohët e fundit, por ka disa probleme që duhen marrë parasysh për të kuptuar vështirësinë e realizimit të këtij operacioni.

Duke parë situatën aktuale financiare të katalanasve, blerja e brazilianit do të ishte e paimagjinueshme. Por, përtej vështirësive financiare, apo nëse ai do të përshtatej në një ekip që ka ndryshuar shumë që nga koha e largimit të tij, pa harruar edhe pakënaqësinë e shkaktuar mes tifozëve, të braktisur 10 ditë para fillimit të sezonit, është një çështje gjyqësore që vë kundër klubin me lojtarin.

E vetmja gjë që mund të thuhet me siguri është se Neymar dhe Barcelona do të takohen përsëri… para një gjykatësi. Ylli brazilian ka hedhur në gjyq katalanasit për 28.6 milionë euro, ndërsa klubi spanjoll do të kërkojë shumën 75 milionë euro që, sipas tyre, lojtari i detyrohet klubit.

Lojtari u transferuate PSG pasi kishte rinovuar me Barçën dhe pjesë e marrëveshjes ishte edhe një bonus prej 40 milionë eurosh për firmën e hedhur nga ai. Klubi pagoi vetëm një pjesë të kësaj shume dhe bllokoi pjesën tjetër (28 milionë euro që kërkon Neymar) pas daljes së zërave për largimin e Neymar, që në fund rezultuan të vërtetë.

Nga ana e saj, Barcelona kërkon kthimin e parave që Neymar ka marrë gjatë muajve pas rinovimit të kontratës dhe transferimit të PSG, plus një dëmshpërblim 9 milionë euro. Në total, 75 milionë euro.

Me pak fjalë, nuk është një situatë ideale për të menduar për një rikthim të “O Ney” te katalanasit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: