Antonio Conte dhe tifozët ziklatër mbeten në pritje. Ditët kalojnë por asnjë nga objektivat e trajnerit nuk duken në Milano. Interi i ri po fillon të marrë formë por pa asnjë nga dëshirat e Contes, madje nuk po arrijnë të largojnë as të padëshiruarit. Marotta dhe Ausilio duhet që këtë fundjavë ti japin zgjidhje çështjes së sulmuesit të ri.

Dzeko
Dzeko

Dzeko? Inter vijojnë të insistoj por nuk mund dhe nuk dëshiron të ofroj më shumë se 12-15 milion euro për një lojtar që është 33-vjeç dhe që i skadon kontrata viti e ardhshëm.

Romelu Lukaku
Romelu Lukaku

Lukaku? I njëjti diskutim dhe për belgun, afati i fundit për ti dhënë zgjidhje është fundjava. Zikaltërit nuk mund të ofrojnë më shumë se 75 milion euro, kjo është oferta e fundit, i takon Man.United të jap përgjigje.

Zapata
Zapata

Opsioni i tretë mbetet Zapata, Atalanta nuk e shet pa të paktën 55 milion euro por dhe kjo pistë mbetet pezull për sa kohë Icardi nuk është larguar. Një tjetër lojtar që mban peng merkaton e Interit është dhe Nainggolan. As belgu nuk bën pjesë në planet e Contes, këtë fakt e di dhe klubi i Barcelonës i cili i ka ofruar Interit dy mesfushorë, Vidal dhe Rakitic.

Vidal
Vidal

Sipas mediave spanjolle, të dy lojtarët janë nxjerrë në shitje nga klubi blaugrana dhe duke ditur pëlqimin e Contes për të dy, janë përpjekur të futen në negociata, por Interi për momentin ka prioritete të tjera, i duhet fillimisht të gjejë sulmues, më pas mbetet për tu parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb