Barcelona ka fituar me përmbysje kundër Rajo Valekanos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të La Ligas. Katalanasit e kanë parë veten në disanvantazh, kur De Tomas shënoi një gol të shkëlqyer në minutën e 24-të, që e bëri të pavlefshme hedhjen e Ter Shtegenit. Gjithsesi Barcelona do të rrisë presionin dhe në të 38-ën do të barazojë me Zherard Pike, që shënon me kokë pas harkimit të Mesit nga goditja e dënimit.

Në pjesën e dytë, Barcelona do të sigurojë fitoren kur në minutën e 51-të Leo Mesi do të ekzekutojë saktë penalltinë e fituar nga Semedo, ndërsa në minutën e 82-të është Luis Suarez ai që i vë kapak ndeshjes me golin e tretë.

Më herët ditën e sotme, Atletiko Madrid kishte mposhtur Leganesin pas golit të shënuar nga Saul në të 50-ën. Diferenca mes Barcelonës dhe Atletikos mbetet sërish shtatë pikë. Katalanasit ngjiten në kuotën e 63 pikëve, ndërsa madrilenët ndjekin me 56 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: