Nuk është më një sekret që Franck Kessie është kthyer në objektivin kryesor të Barcelonës në merkaton e verës. Fakti që mesfushori është në skadencë të kontratës shton dhe më shumë dëshirën e tyre për ta pasur në “Camp Nou”, për sërish nuk është aq e lehtë për një klub në vështirësi ekonomike.

Mundo
Mundo

Sipas “Mundo Deportivo”, Kessie është kthyer në prioritet, por drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend të bëjnë çmenduri, as në nivel page e as për komisione. Sigurisht që lojtari do të kërkojë bonuse për transferimin pasi Barceloan nuk është e vetmja skuadër që kërkon shërbimet e mesfushorit, Kessie pëlqehet shumë edhe në Premier League.

Dybala
Dybala

Jo vetëm Kessie, Barcelona po ndjek me shumë interes edhe situatën rreth Paulo Dybala, gjithashtu një lojtar që mund të largohet falas në fund të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb