Leo Messi përjetësisht te Barcelona, kjo është një ide e vjetër e çdo presidenti që ka qenë në drejtimin e klubit blaugrana por i Josep Bartomeu dëshiron ta bëjë realitet. Në një interviste për TVE, numri një i klubit ka shfaqur idenë e tij për të ardhmen e “pleshtit”:

Messi
Messi

“Përpara se të përfundoj mandati im, në 2021, si presidentit i Barcelonës, dua të lë trashëgimi rinovimin e Messit. Leo do të qëndrojë këtu përjetësisht, ai është i lidhur me Barçën si Pele me Santos. Besoj se ai nuk do të largohet nga këtu edhe nëse i vendosim një klauzolë largimi prej 1 euro. Messi është Barcelona”, u shpreh presidenti Bartomeu.

Rashford
Rashford

Në një kohë kur rinovimi përjetësisht me Leo Messin është një prioritet absolut, Barcelona është duke menduar të afrojë në skuadër yje të tjerë, të gjithë për momentin janë në funksion të Messit dhe lojës unike që ai zhvillon. Sipas mediave britanike, Barcelona ka vendosur në qendër të merkatos, Marcus Rashfrod, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën me Man.United. Për sulmuesin e ri anglez, Barcelona është e gatshme të investojë 116 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb