Andrea Pirlo pësoi humbjen e parë si trajner por tekniku i “Zonjës së Vjetër” e sheh gotën gjysmë plot: “E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, ata janë më përpara në këtë rrugë, kanë lojtarë që janë mësuar me ndeshje të tilla ndërsa ne jemi në ndërtim e sipër, kjo ndeshje do të na shërbej për tu rritur. Shpresoj që të kem sa më shpejt në dispozicion edhe lojtarët e tjerë, për momentin nuk kam shumë zgjidhje”, u shpreh Pirlo.

Koeman
Koeman

I ndryshëm diskutimi në shtëpinë e Barcelonës, trajneri Koeman shijon këtë trepikësh ne një sfidë që për të ishte më e mira e zhvilluar deri më tani: “Kjo ishte ndeshja më e kompletuar që nga fillimi i sezonit. Skuadra tregoi shumë personalitet në mesin e fushës. Në përgjithësi bëmë një ndeshje të madhe përballë një skuadre shumë të fortë. Krijuam shumë raste për gol, jam shumë i lumtur për lojën dhe për karakterin që shfaqi ekipi”, u shpreh Koeman në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb