Interi vijon të mos e largojë nga koka idenë për të rikthyer zikaltër Filipe Kutinjon, brazilian që aktualisht po luan në radhët e Bajernit të Mynihut, por që duket se nuk do të blihet nga kampionët e Gjermanisë. Ndaj, sipas “Tuttosport”, Barcelona kërkon ta shfrytëzojë më së miri këtë mundësi

Katalanasit duan të projektojnë këtë shkëmbim me Lautaro Martinezin, një shkëmbim kokë më kokë. Por duket e pamundur që Interi ta pranojë këtë propozim, duke qenë se për Kutinjon ka menduar një huazim 2-vjeçar me të drejtë blerjeje të fiksuar në 45 milionë euro.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb