Do të mbahet mend ndoshta përgjithmonë në historinë e futbollit, ajo që ndodhi në “Camp Nou” me 8 mars 2017, pasi për herë të parë ndodhi që një skuadër të përmbys rezultatin prej katër golave nga ndeshja e parë. Penalltitë e Barcelonës po diskutohen në tërë botën dhe shumë veta mendojnë se gjyqtari i ndeshjes ishte njëri ndër protagonistët e kësaj historie të re në Champions League.
Por, çudia më e madhe vjen nga SHBA, pasi edhe atje është shikuar kjo mbrëmje e madhe dhe magjike e futbollit evropian. Aktori i njohur i Hollywood, Leonardo Di Caprio ka shkruar në “Twitter” për këtë ndeshje, mirëpo në mënyrë ironike, sidomos te penalltia e dytë e Barcelonës e dhënë në uruguajanin Luis Suarez duke parë se sa mirë ka simuluar brenda zonës.
“Dua t’ia dedikoj “Oscar-in” tim të parë idhullit tim Luis Suarez”, ka shkruar Di Caprio në “Twitter”

https://www.youtube.com/watch?v=MufB_hzEIvk

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb